Futbolli në krizë, mbetet e paqartë situata e shkupjanit, Jasir Asani!

Jasir Asani gjatë merkatos së janarit të këtij viti në formë huazimi nga Partizani i transferua te skuadar suedeze e AIK-ut, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes së futbollistit.

Megjithatë e ardhmja e shkupjanit te kjo skuadër mbetet ende e paqartë, kjo për shkak situatës së vështirë të krijuar nga Koronavirusi, që ka pushtuar të gjithë botën.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Aleksandër Jovkov, i cili është shprehur se do të ketë bisedime për lojtarin muajin e ardhshëm, kur mund të vendoset edhe e ardhmja e Asanit.

“Unë pres që të kemi bisedime me klubin muajin tjetër, pasi kështu ka vendosur edhe klubi, diçka të cilën unë nuk e kuptoj te ky klub. Është një situatë shumë e vështirë. E respektoj maksimalisht AIK-un, jam këtu për të pasur bisedime me këtë klub. Unë flas me Jasirin çdo ditë, ai dëshiron të qëndrojë. Ai është një djalë shumë i mirë, punon shumë dhe mundohet të bëjë më të mirën e mundshme në këtë situatë të vështirë që ndodhemi. Atij i pëlqen Stokholmi, Suedia dhe AIK-u, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Asani refuzoi disa oferta që ishin në drejtim të tij, kjo për shkak se dëshironte të vinte këtu me çdo kusht.”, – është shprehur Jovkov.

Leave a Reply