E bujshme, Skela pritet të emërohet trajner te klubi i njohur i Bundesligës

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Ervin Skela pritet të emërohet trajneri te skuadra U17 e Ajntrahtit të Frankfurtit, te e cila skuadër kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij të bujshme.

Një gjë të tillë ka paralajmëruar mediumi gjerman “Ëiesbadener”.

“Duhet dhe kam dëshirë të mësoj shumë”, ka thënë Skela.

Skela është pajisur me licencën e trajnerit në Shqipëri, e cila njihet si e vlefshme edhe në Gjermani, ashtu që nëse dalin të vërteta këto paralajmërime, atëherë Skela për herë të parë në karrierën e tij sportive do të ushtrojë edhe detyrën e trajnerit.

 

Leave a Reply