Juventusi vendos rekord të ri

Skuadra e Juventusit ka vendosur një rekord në ri në historikun e klubit. ‘Biankonerët’ kanë tubuar 31 pikë nga 33 të mundshmet (10 fitore dhe 1 barazim) në 11 javët e para në ‘Serie A’, që njëherit është edhe starti më i mirë i tyre në një edicion. Rekordi i deritanishëm i ‘Zonjës së Vjeterë’ ishe 30 pikë (10 fitore, 1 disfatë) gjatë sezonit 2005/06.

Mbrëmë skuadra e Masimiliano Allegrit si vendas mundi Kaljarin me rezultatin 3:1, ndërsa vlen të theksohet se gjatë vitit 2018 klubi ‘bardhezi’ ka tubuar 79 pikë nga gjithsej 90 të mundshme. Gjatë gjithë këtij viti kalendarik, skuadra torineze ka humbur vetëm një ndeshje, 0:1 në ndeshjen si vendas kundër Napolit gjatë muajit prill, ndërsa gjithashtu ka regjistruar 4 barazime dhe 25 fitore.

Leave a Reply