Zendeli: Titulli me Shkëndijën dhe dalja në Europë me Shkupin momente të veçanta

Dy dekada me futbollin dhe sigurisht se do të ketë diçka të veçant për tu mbajtur mend dhe për ta kujtuar me nostalgji. Suat Zendeli në mesin e shumë ndodhive e gjërave që ka përjetuar gjatë karrierës së tij në futbollin e luajtur, ai ndau dy momente më të mira, atë fitimin e titullit me Shkëndijën e Tetovës di dhe daljen ne Europë me FC Shkupin.

“Normalisht çdo trofe ka vlerën e vet. Një sportist vlerësohet kur fiton një trofe apo një Kupë. Unë jam frymëzuar te Shkupi në ato kur kam pasur fatin të jem me aq lojtar të mëdhenj që të fitosh Kupa dhe të shohësh si është ndjenja. Por ajo është kur nuk je aktor direkt në fushë, por jë në pankinë, por e ndjenë dhe frymëzohesh. Pastaj kur kam arritur që të fitojë trofeun e parë vet me Bashkimin, normalisht se ajo do të ngelet në histori. Pastaj te Shkëndija. Ajo ishte hera e parë në histori që Shkëndija fiton një titull. Besoj se çdo titull ka vlerën e vet, por 2011-ta do të ngelet në histori me ato futbollist me ato njerëz që kanë udhëhequr do ngele veçmas. Këto janë momentet për shembull, titulli me Shkëndijën dhe dalja ne Europë me Shkupin, ndërsa ka edhe shume tjera momente”, ka thënë Suat Zendeli.

Zendeli në Sportmania: Titulli me Shkëndijën dhe dalja në Europë me Shkupin momente të veçanta në karrierë time

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 12 ноември 2018 г.

 

Leave a Reply