LPFM – java 17, Shkëndija mirëpret A.Pandevin, në Çair përballje mes ekipeve shqiptare

Në elitën e futbollit vendor sot në program janë ndeshjet e javës së 17-të, njofton ‘infOSport.mk’. Derbi ndeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë skuadra kryesuese e Shkëndijës dhe aktualisht skuadra e tretë në renditje, Akademia Pandevi. Kjo e fundit është njëra prej dy skuadrave të vetme, ndaj së cilës ‘kuqezinjtë’ nga Tetova këtë edicion nuk kanë shënuar fitore, ashtu që kjodo të jetë një stimul shtesë për të përzgjedhurit e trajnerit Osmani që të arrijnë deri tek tre pikëshi.

Në Çair pikërisht në festën e 28 Nëntorit mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi dhe Renova. Viteve të fundit skuadra nga Çairi vazhdimisht ka mundur Renovën para tifozëve të vetë, të cilët për takimin e sotshëm kanë paralajmëruar një festë të vërtetë.

Në Shkup do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ajo në Maxhari midis Vardarit dhe Pobedës, si dhe në Gjorçe Petrov, aty ku vendasit e Makedonija Gj.P do të mirëpresin Sileksin, ndërkohë në Strumicë në stadiumin ‘Mladost’, Bellasica do të jetë nikoqir i Rabotniçkit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë me fillim në ora 13:00.

LPFM, Java XVII
Bellasica 28.11. 13:00 Rabotniçki
Makedonija GJ.P 28.11. 13:00 Sileksi
Shkëndija 28.11. 13:00 A. Pandev
Shkupi 28.11. 13:00 Renova
Vardari 28.11. 13:00 Pobeda

Leave a Reply