Muharemi: Besoj se jemi në rrugën e duhur për të mundur edhe Renovën

FC Shkupi sot përballë Renovës do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendas gjatë stinorit vjeshtorë, me shpresë se pikërisht në festën e madhe të Flamurit do të gëzojë tifozët e saj edhe me një fitore të rradhës, që do ju mundësonte ‘bardhekaltërve’ nga Çairi ngjitje  në pozitën e 5-të.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur, pasi që kemi një ecuri pozitive. Jemi përgatitur mirë dhe presim që të vazhdojmë me rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës. Shpresojë që të arrijmë rezultate pozitive në këto 180 minutat e fundit të sezonit vjeshtor. Ndeshja me Renovën për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv dhe për ta çuar skuadrën sa më lartë në tabelën e klasifikimit. Si gjithnjë, edhe në këtë ndeshje kemi nevojë për përkrahjen nga tifozët tanë “Shvercerët”, që së bashku t’i gëzohemi fitores në përballjen e fundit në terrenin vendas në sezonin vjeshtor. Natyrisht se për të gjithë është lodhje shtesë që brenda 10 ditëve zhvillojmë 4 ndeshje, por ne do të japim maksimumin në këto duele të fundit dhe pastaj të shijojmë pushimin”, – tha për sajtin zyrtarë të klubit nga Çairi, Suhel Muharemi.

Ndeshja FC Shkupi – Renova këtë herë zhvillohet mu në ditën e flamurit në stadiumin e Çairit, aty ku ‘Shvercerat’ kanë paralajmëruar një atmosferë të zjarrtë, e cila pritet të fillojë nga ora 13:00, kur edhe zyrtarisht arbitri do jep shenjë për fillimin e këtij takimi midis dy skuadrave shqiptare.

Leave a Reply