ZYRTARE, mësohet data dhe ora e saktë e Superkupës së Italisë, Juve-Milan

Tashmë është zyrtare. Superkupa e Italisë midis Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet me 6 janar me fillim në ora 18:30 në Arabinë Saudite.

Ka qenë vetë mbreti Abdullah, që ka bërë të ditur se do ta lëshoj stadiumin ‘Sport City’ në dispozicion të finales se Superkupës italiane, ku për trofeun do të luftojnë dy gjigandët italian, Juventusi dhe Milani.

Juventusi përveç titullit kampion, sezonin e kaluar fitoi edhe Kupën, duke mundur pikërisht Milanin, që në këtë ndeshje futet vetëm si finalisë.

Leave a Reply