Viljareali gjenë shumë shpejtë zëvendësuesin e trajnerit, Kajeha

Drejtuesit e Viljarealit kanë reaguar shumë shpejtë në emërimin e trajnerit të ri, pasi sot gjatë ditës kishin shkarkuar trajnerin e tyre të deritanishëm, Havi Kajeha.

Deri në fund të sezonit  ‘Nëndetësja e Verdhë’ do të udhëhiqet nga Luis Garsia Plasa. Strategu 46-vjeçar në këtë mënyrë rikthehet në ‘El Madrigal’, aty ku gjatë sezonit 2005/06 kishte udhëhequr ekipin B të Viljarealit.

Gjatë fundjavës që lamë pas, Viljareali kishte pësuar disfatë si vendas nga Selta Vigo me rezultatin 3:2, ndërsa që nga fillimi i sezonit kjo skuadër ka regjistruar vetëm 3 fitore, duke u renditur në pozitën e 17-të, vetëm një pozitë larg atyre që dërgojnë në Segunda Division.

Për herë të fundit Luis Garsia Plasa kishte udhëhequr skuadrën kineze të Pekin Renhe.

Leave a Reply