Lioni, skuadra e fundit që siguroi 1/8 e finales

Lioni është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze sonte në ndeshjen vendimtare të grupit ‘F’ barazoi 1:1 në transfertën ndaj Shakhtar Donjetskut, rezultat ky i mjaftueshëm që të kapin vizën e fundit për në fazën e dytë, atë të eliminimit.

Zhunior Moraes kaloi në epërsi ukrainasit me golin e shënuar në minutën e 22-të, teksa Lioni deri te barazimi arriti me golin e realizuar në minutën e 65-të nga ana e Nabil Fekir. Ky i fundit realizoi një super gol, që në fund ishte i vlefshëm me kualifikim në raundin e dytë të garave të Ligës së Kampionëve.

Përveç Lionit si skuadra e dytë në renditje, skuadra tjetër që siguroi kualifikimin nga grupi ‘F’ është Mançester Siti, që sonte në ‘Etihad Stadium’ mundi Hofenhajmin me rezultatin 2:1.

Gjermanët avansuan me golin e kroatit Kramariç që në minutën e 16-të, mirëpo ishin dy golat e reprezentuesit të Gjermanisë, Leroj Sane (45+1’, 61’), që i siguruan fitoren Mançester Sitit dhe njëkohësisht pozitën e parë në renditje me 13 pikë, 5 më shumë se Lioni i vendit të dytë, teksa Shakhtari me 6 pikë duheshe të pajtohet me pozitën e tretë dhe pjesëmarrjen e saj në ndeshjet në grupe të Liga Europa.

Leave a Reply