Bardhi përballë Mesit në “Copa del Rey”

Shorti ka vendosur çiftet e 1/8 të finaleve të Copa del Rey. Goglat në këtë fazë të garave kanë vënë përballë dy ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të lira Enis Bardhin nga Shkupi  dhe Lionel Messin nga Argjentina, gjegjësisht Levante – Barcelona. Real Madrid për kundërshtarë do ketë Leganes-in, skuadër kjo e cila sezonin e kaluar e pati eliminuar. Ndeshjet e para në program janë nga 8 deri më 10 janar 2019-tën, ndërsa ato të kthimit do të luhen një javë më vonë.

Leave a Reply