Numri një i futbollit anglez, paralajmron dorëheqjen

Shefi ekzekutiv i Federatës angleze të futbollit, Martin Glenn, pritet të largohet nga kjo pozitë në fund të sezonit. Në një komunikatë të publikuar nga Federata, konfirmohet se Glenn do të largohet në muajin maj, katër vjet që prej emërimit të tij në këtë post.

Mediat angleze raportojnë se dështimi për të shitur Wembleyn është një prej arsyeve të largimit të tij nga pozita e kryetarit të Federatës. Gjatë mandatit të tij përfaqësuesja angleze siguroi një sukses të madh duke arritur gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që u mbajt në Rusi.

FA ka pasur rritje të të hyrave deri në 40 për qind gjatë kohës së menaxhimit të Glennit.

Leave a Reply