Trajneri i Shqipërisë U21: Me Kosovën nuk do jetë vëllazërore

Shqipëria do të ketë një pengsë të rëndësishme për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në Europianin e 21-vjeçarëve, kjo pengesë është Kosova. Shorti përcaktoi që vëllazërorja të merrte përmasat e një takimi zyrtar. Do të jetë një sfidë e veçantë për të gjithë shqiptarët, megjithatë trajneri  i kuqezinjve Alban Bushi në aspektin personal e ndjen më shumë sfidën me Turqinë se sa atë me Kosovën, për faktin e thjesht se si futbollist ka luajtur në kampionatin turk.

“Ndjenjë e mirë që na ra Turqia në grup, me trajnerin e tyre jam mik. Kosovën e prita si çdo ekip tjetër, do luhet fort. Janë 3-4 lojtarë që kanë zgjedhur Kosovën para nesh. Na thanë se do vinin me ne, por më pas vendosën ndryshe. Gjithsesi është zgjedhja e tyre”.

Por si pritet të jetë dueli me Kosovën, duke iu referuar fjalëvë të teknikut, nuk do të jetë edhe aq shumë vëllazërore.

“Ndeshja me Kosovën? E ashpër nuk diskutohet, jam unë i pari që kërkoj ashpërsi ndaj çdo ekipi. Nuk e kërkoj vetëm kundër Kosovës. Është si ndeshjet e tjera dhe duhet fituar”.

Kualifikimi mbetet ëndrra e përfaqësueses së 21 vjeçarëve. Optimizmi nuk i mungon trajnerit të kuqezinjve, pavarësisht se vështirësitë janë evidente.

“Kualifikimi? Çdo gjë mund të ndodhë. Përveç Anglisë, që do të dalë në vend të parë. Por prapë nuk i dihet. Edhe Spanja na mundi në fund. Kemi një grup të mirë dhe shpresojmë të luajnë me ekipet. Duam që edhe Vrioni të vijë me ne. Do jetë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edicionin e shkuar. Shqipëria do të jetë një ekip shumë i fortë, madje edhe për Anglinë”.

Edicionin e kaluar 21 vjecarët jo pak herë u cunguan nga përfaqësuesja A që tërhoqi disa futbollistë, kësaj here Bushi shpreson që ta ketë më të plotë grupin e lojtarëve.

“Vjet pas ndeshjes së pestë çuam 4 lojtarë tek ekipi i parë, si Ramadani, Manaj, Ndoj  Me ata mund të merrnin rezultate të mira. Është gjë e mirë që thirren atje, por është më mirë të forcohen këtu. Por nuk i vë faj Panuccit, pasi edhe ai ka pasur shumë mungesa”.

Sfidat kualfikuese të Europianit të 21 vjecarëve do të nisin në Mars të vitit 2019 dhe do të përfundojnë në tetor të 2020-ës. /SS/

Leave a Reply