Moment që ndoshta ju ka ikur, shihni se çfarë bëjnë tifozët e Liverpullit për Shaqirin (VIDEO)

Tifozët e Liverpullit janë ngritur në këmbë për Xherdan Shaqirin, i cili të dielën doli të jetë deçiziv për skuadrën nga ‘Enfilld Roud’ në atë fitore të madhe 3:1 ndaj rivalit të përbetuar, Mançester Junajtedit. Shaqiri edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 70-të, ai realizoi dy golat vendimtarë, duke i siguruar fitoren dhe njëkohësisht edhe kreun e tabelës së klasifikimit skuadrës së tij.

Si heroi i ndeshjes, Shaqiri ka marrë ovacione të shumta nga të pranishmit në ‘Enfilld Roud’, si dhe përqafime nga trajneri Jurgen Klop, i cili mu në momentin e duhur e inkuadroi në lojë gjilanasin, i cili në mënyrën më të mirë po i’a kthen besimin strategut gjerman, i cili këmbënguli edhe në transferimin e tij gjatë kësaj vere nga rradhët e Stouk Sitit.

Më poshtë keni momentin kur tifozët e Liverpullit përshëndesin Shaqirin, heroin e ndeshjes kundër Mançester Junajtedit.

Leave a Reply