Shaqiri bombardon serbet: Golat ndaj Junajtedit i’a dedikoj Ushtrisë së Kosovës

Xherdan Shaqiri pa dyshim se ishte figura qendrore e takimit derbi të javës së 17-të në Premierligë midis Liverpullit dhe Mançester Junajtedit, duke ndihmuar në fund skuadrën e tij që të shënojë fitore 3:1. Futbollisti kosovar në këtë përballje, edhe pse në lojë erdhi nga bankina, arriti që të shënojë dy gola, gola këto që i’a dedikon Ushtrisë së Kosovës.

‘Trajneri Klop më tha, hej ushtari i Kosovës hajde futu në fushë dhe bombardo, unë buzëqesha dhe thash se do të shënoj’ – është shprehu Shaqiri, i cili golin e tij të parë e realizoi në minutën e 73-të, vetëm 3 minuta pas inkuadrimit të tij në lojë, teksa golin e dytë në minutën e 80-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit mes dy rivalëve të përbetuar në Premierligën angleze. Lidhur me golat e shënuar, Shaqiri foli edhe pas përfundimit të ndeshjes, duke u shprehur i kënaqur që njëkohësisht ka ndihmuar skuadrën të fitojë dhe të ruaj kreun në renditje.

‘Këto gola i dhashë për FSK-në, për ushtrinë e Kosovës. Le ta marrë vesh bota se shqiptarët ‘bombardojnë’. Shqiponja fluturon në qiell’, -ka deklaruar Shaqiri.

Leave a Reply