Trajneri e zëvendësoi, ylli kosovar humb kontrollin, fillon të thyej… (VIDEO)

Benjamin Kololli pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë dhe më në formë kosovar që luajnë nëpër Europë. Dhe duke parë formën e tij dhe mundësitë që ka, yllit të Kosovës nuk i ka ardhur mirë aspak zëvendësimi i bërë nga ana e trajnerit Ludovik Manjin në ndeshjen e javës së 18-të që Cyrihu i tij e zhvilloi si vendas ndaj Luganos.

Trajneri i Cyrihut i pakënaqur ndoshta edhe me rezultatin 0:0, në minutën e 64-të vendosi të bëjë dy zëvendësime të menjëhershme, duke nxjerrë nga loja edhe futbollistin shqiptarë, Benjamin Kololli, vendin e të cilit e zuri Jan Kasai.

Mirëpo një gjë e këtillë nuk i pëlqeu aspak Kolollit, i cili i zemëruar me këtë zëvendësim me një goditje të fortë, me grusht theu pjesën e sipërme të bankës së rezervistëve. Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, ai debatoi edhe me trajnerin e tij, i cili me siguri se do të ndëshkojë futbollistin kosovar, i cili gjatë këtij edicioni në Superligën e Zvicrës, me Cyrihun numëron 17 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Edhe largimi i Kolollit nga fusha e gjelbërt në vazhdim të ndeshjes nuk solli ndryshim të rezultatit, ashtu që Cyrihu dhe Lugano ndanë pikët duke barazuar pa gola.

Pas 18 xhirove Cyrihu me 25 pikë renditet në pozitën e katërt, teksa Lugano me 19 pikë mban pozitën e 8-të.

Leave a Reply