Futbollistët e Struga Trim Lum vizitë personave me të meta

Futbollistët e skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum, gjatë ditës së sotme kanë vizituar qendrën për përmirësimin e cilësisë së jetës të personave me të meta intelektuale, ‘Poraka Nova’, njofton ‘infOSport.mk’.

Disa prej futbollistëve të Struga Trim Lum, në mesin e të cilëve edhe kapiteni Ardit Shaqiri, Nijaz Lena, Flamur Tairi dhe Altin Loga, për disa çaste shoqëruan personat e vendosur në këtë qendër në qytetin e Strugës, duke shfrytëzuar rastin njëherit që të ju dhurojnë edhe pako për Vitin e Ri.

Një gjest ky për të përshëndetur nga ana e drejtuesve të Strugës me në krye pronarët e saj, familjen Qyra dhe kompaninë Trim Lum, që edhe deri më tani për çdo fund vit kishte vizituar këtë qendër, teksa është kjo hera e parë që bënë përmes ekipit të tyre të futbollit, që këtë vit shihet si një ndër skuadrat favorite për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply