Atmosferë festive te Barça pas fitores ndaj Selta Vigos

Futbollistët dhe tifozët e Barcelonës festat e fundvitit do ti mirëpresin në atmosferë festive, pasi skuadra e tyre në ndeshjen e saj të fundit për vitin 2018-të mundi Selta Vigon me rezultatin 2:0, duke e mbyllur në këtë mënyrë këtë vit kalendarik në pozitën e parë.

Skuadra e Ernesto Valverdes regjistroi edhe fitoren e katërt me rradhë në kampionat, madje duke mos pranuar asnjë gol.

Lionel Messi shënoi edhe golin e 6-të personal në 3 ndeshjet e fundit. Argjentinasi shënoi për 2:0 në fundin e pjesës së parë, ndërkohë Usman Dembele kishte realizuar golin e parë vetëm pas 10 minutave lojë.

Leave a Reply