Kasimpasha dhe Sadiku turpërojnë ‘Beshiktashin e madh’

Skuadra e Kasimpasha ka vazhduar me paraqitjet e shkëlqyeshme këtë edicion në Superligën turke. Të shtunën të përzgjedhurit e trajnerit  Mustafa Denizli e turpëruan ‘Beshiktashin e madh’, duke e mundur me rezultatin 4:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të.

Futbollisti shqiptarë Loret Sadiku, i cili së shpejti do të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës zhvilloi një 90-të minutësh tjetër të shkëlqyeshëm, duke e kurorëzuar madje me gol që në minutën e 11-të, kur edhe paralajmëroi fitoren e skuadrës së tij, Kasimpasha.

Diane në minutën e fundit të pjesës së parë dyfishoi epërsinë e vendasve, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Beshiktashi me golin e Pektemek riktheu shpresat, mirëpo që në vazhdim të takimit ata ua shuan futbollistët vendas falë golave të shënuar nga Diane, i cili kësaj rradhe në minutën e 75-të shënoi nga pika e bardhë për 3:1, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Kasimpasha 4, Beshiktashi 1, e vendosi Pavelka me golin e realizuar në minutën e 83-të.

Për 27-vjeçarin Sadiku ishte kjo paraqitja e tij e 16-të këtë edicion (për shkak kartonëve mungoi vetëm në ndeshjen kundër Malatyaspor)dhe goli i tij i parë, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij që të ngjitet në pozitën e dytë me 29 pikë, ndërkohë Beshiktashi me 3 pikë më pak tashmë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply