E bujshme, Milani dhe Çelzi arrijnë marrëveshje, Higuain në Londër – Morata në Milano

​Pak ditë më parë u përfol lajmi bujshëm i një shkëmbimi mes Higuainit dhe Moratës. Gjithashtu u fol se trajneri i ‘bluve’ të Londrës, Maurico Sarri i kishte telefonuar Higuainit për ta afruar në Londër, teksa Morata më pas do të përfundonte tek Milani, teksa ‘kuqezinjtë’ e ndjekin prej kohësh spanjollin.

Së fundmi ‘Sport Mediaset’ njofton se është arritur një marrëveshje mes Milanit dhe Çelzit për shkëmbimin e Alvaro Moratës dhe Gonzalo Higuainit.

Alvaro Morata, këtë sezon mund të quhet një nga më të dobëtit e tij. Ai nuk ka bindur trajnerin Maurico Sarri teksa ka përfunduar dhe në stol. Kështu Sarri me çdo kusht kërkon Higuainin, me të cilin ka punuar bashk për një sezon (2015-2016) te Napoli.

Ndërkohë ‘Sport Mediaset’ njofton gjithashtu se Higuaini do të kalojë si huazim për gjashtë muaj te Çelzi, me opsion që në fund të sezonit, Çelzi të mund të blejë kartonin e argjentinasit për shumën e 36 milion eurove, ndërsa Morata do të shkojë si huazim te Milani për 18 muaj.

Leave a Reply