Reali i Madridit gati të harxhojë 70 mln euro për një 16-vjeçar!

Brazili është vendi i preferuar i skuadrës ‘mbretërore’ të Real Madridit, që vazhdon të grumbullojë talentët e futbollit nga ky vend, ndryshe i njohur si djep i futbollit.

‘Madrilenët’ së fundmi kanë harxhuar rreth 50 milion euro në transferimin e dyshes së talentuar braziliane, Vinicius – Rodrigo, ndërsa tashmë drejtuesit e skuadrës spanjolle po mendojnë që të harxhojnë një shumë të konsiderueshme të hollash në angazhimin e 16-vjeçarit të Flamengos, Reinier Zhesus Karvaljo.

Mançester Siti, JuventusI dhe Roma gjithashtu interesohen për 16-vjeçarin i cili luan si një mesfushor ofensiv. Ai ka firmosur kontratën e parë profesionale me klubin e tij Flamengo, me të cilën në marrëveshje ka edhe një klauzolë prej 70 milion euro.

Leave a Reply