Reali zhgënjen tifozët e vetë, mundet nga Sociedadi i Januzajt në ‘Bernabeu’ (VIDEO)

Skuadra e Realit të Madridit sërish ka zhgënjyer tifozët e vetë, duke u mundur në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Sociedadi me rezultatin 0:2 në kuadër të javës së 18-të në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’.

Vilian Zhoze kaloi në epërsi Real Sociedadin me golin e shënuar që në minutën e 3-të, teksa golin e nokautit ndaj Realit, e realizoi Ruben Pardo 7 minuta para fundit të takimit. Arbitri kryesor në minutën e 66-të nuk akordoi një penalti në favor të ‘mbretërve’, kur Vinicius u ndal nga ana e portierit mysafir. Për më tepër në këtë rast mjaft diskutabil nuk u kërkua ndihma e VAR, që la të pakënaqur shumë tifoz të Realit, të cilët në fund shumë të zhgënjyer braktisën stadiumin.

Nga minuta e 62-të Real Madridi luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Lukas Vaskez. Në rast se Barcelona shënon fitore sonte ndaj Getafes në udhëtim, skuadra ‘katalunase’ do të kishte plotë 10 pikë epërsi ndaj ‘madrilenëve’.

Leave a Reply