Real Madridi prezanton talentin spanjoll, Diaz

Mesfushori i ri i Real Madridit, Braim Diaz ka thënë se nuk ka menduar as për një klub tjetër, me të marrë vesh për interesimin e skuadrës ‘mbretërore’.

Talenti spanjoll te Reali vjen nga rradhët e Mançester Sitit, me të cilën skuadër refuzoi të nënshkruajë kontratë të re. Te skuadra kampione e Anglisë, Diaz ishte një rezervë, mirëpo ai është shumë optimist, duke pohuar se e pret një e ardhme ndritur në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Për mua kjo është një ditë e veçantë, një ndër ditët më të rëndësishme në jetën time’ – tha talenti spanjoll.

‘Vi në një klub për të cilin kamë ëndërruar që si fëmijë. Është kjo dhurata ime më e mirë për festat. Kur vendosa që të largohem nga Siti, kisha tre opsione, Real, Real dhe prap Real. Nuk doja askund tjetër të shkoja, pasi nuk mund të gjeja skuadër më të mirë. Ju falemenderit për besimin e dhënë dhe ju premtoj se nga dita e parë do të jap gjithçka nga vetja’ – tha Diaz, i cili kishte lindur 19-të vite më parë në Malaga.

Mançester Siti e transferoi atë në vitin 2013-të për një shumë prej 200 mijë sterlina, ndërsa tani Reali i Madridit për shërbimet e tij ka paguar 17 milion euro, ndërsa edhe 7 të tjera duhet ti paguajë sipas klauzolës që kanë në marrëveshje.

Për ekipin e parë të Sitit ai kishte debutuar janarin e vitit të kaluar, ndërsa numëron gjithsej 5 ndeshje.

Leave a Reply