Raundi i katërt i FA Kupës sjellë super përballjen, Junajted-Arsenal

Sonte ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e raundit e tretë të FA Kupës angleze, e që solli një surprizë shumë të madhe, pasi Vulverhemptoni eliminoi liderin aktual dhe favoritin e madh, Liverpullin.

Vulverhemptoni shënoi fitore 2:1, duke iu  hakmarrë skuadrës së Jurgen Klop për atë disfatë në kampionat (0:2), ndërsa menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, janë mësuar edhe çiftet për raundin e katërt të këtyre garave, e ku vëmendjen kryesore do ta ketë ndeshja mes dy skuadrave gjigande, Arsenal- Mançester Junajted.

Në anën tjetër, dy nga skuadrat tjera favorite, Çezli dhe Mançester Siti kanë fituar kundërshtarë më të lehtë. Kësisoj skuadra e Pep Guardiolas në raundin e katërt të FA Kupës do të përballet me Bërnlin, ndërkohë Çelzi do të mirëpret fituesin nga përballja, Shefilld Vendze – Luton.

Skuadra e Totenhamit, që gjithashtu ka rolin e favoritit në këtë fazë do të përballet me Kristal Pallasin, një ndeshje tjetër kjo mes skuadrave nga Premierliga.

Ndeshjet e raundit të katërt të FA Kupës angleze në program do të jenë nga data 25, deri me 28 janar (e premte – e hënë).

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha çiftet për raundin e katërt.

Raundi i katërt, FA Kupa
Swansea City vs. Gillingham
AFC Wimbledon vs. West Ham United
Shrewsbury Town vs. Wolverhampton Wanderers
Millwall vs. Everton
Brighton & Hove Albion vs. West Bromwich Albion
Bristol City vs. Bolton Wanderers
Accrington Stanley vs. Derby County or Southampton
Doncaster Rovers vs. Oldham Athletic
Chelsea vs. Sheffield Wednesday or Luton Town
Newcastle United or Blackburn Rovers vs. Watford
Middlesbrough vs. Newport County
Manchester City vs. Burnley
Barnet vs. Brentford
Portsmouth vs. Queens Park Rangers
Arsenal vs. Manchester United
Crystal Palace vs. Tottenham Hotspur

Leave a Reply