Probleme te Fulhami, policia arreston futbollistin e tyre Kamara!

Skuadra e njohur angleze e Fulhamit po përballet me një situatë shokuese.

Tabloidi anglez ‘The Sun’,  raporton se futbollisti i skuadrës londineze, Abubakar Kamara është arrestuar nga policia angleze, pasi i njëjti ishte rrahur me një anëtar të stafit të skuadrës së tij.

Pas gjithë kësaj policia e ka ftuar atë në stacion, duke e mbajtur në paraburgim, kjo për shkak se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore anëtarit tjetër të Fulhamit.

Pas këtij rasti drejtuesit e skuadrës nga ‘Krevin Kotixh’ kishin vendosur që të përjashtojnë nga të gjitha aktivitetet futbollistin e tyre, Kamara, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm në Turqi.

Kamara te Fulhami erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e skuadrës së Amien për një shifër prej 5.4 milion sterlina.

Leave a Reply