Besar Iseni gjen golin me Shkupin

Shkupi pasditen e sotme zhvilloi ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia të Turqisë, ndërsa u mposht nga Çeliku me rezultat 2:1. Pjesa e parë iu takoi boshnjakëve që realizuan dy gola, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 70-të Omar Jashari arriti të nxjerr penallti, të cilën në gol e shndërroi përforcimi i ri që sot u prezantua, Besar Iseni.

Shkupi kishte edhe disa raste tjera deri në fund të kësaj përballje, por në pamundësi që ndryshojnë rezultatin. “Bardhekaltërit” ndeshjen e radhës kontrolluese e luajnë nesër ndaj ekipit hungarez, MTK Budapest./InfOSport.mk

Leave a Reply