Paredes edhe zyrtarisht një futbollistë i PSZH-së

Leandro Paredes edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës kampione të Francës, Paris Sen Zhermen. Mesfushori argjentinas me parisienët ka firmosur kontratë deri në vitin 2023, ndërsa te PSZH-ja vjen nga rradhët e Zenitit.

Skuadra ruse nga shitja e tij ka përfituar plotë 47 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Me këtë shifër PSZH-ja mundi konkurrencën e Çelzit, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e Paredes kishin ofruar vetëm 35 milion euro.

Leave a Reply