Ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon me Lirinë e Prizrenit (FOTO)

Njëri ndër futbollistët më me perspektiv kosovar, Meriton Korenica, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka vazhduar bashkëpunimin me Lirinë e Prizrenit. Ai me skuadrën nga Superliga e Kosovës nënshkroi kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi.

“Shpresoj që këtë vit të përgatitem sa më mirë, aq më parë kur kemi një staf profesional trajnerësh dhe të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave”, – ka thënë Korenica pas nënshkrimit të kontratës për sajtin zyrtarë të klubit në “facebook”.

Tek Liria në provë ndodhet edhe qendërmbrojtësi i Otrantos së Ulqinit, 22-vjeçari Adrijan Rudoviq si dhe disa të rinjë nga skuadrat tjera, të ardhur poashtu në prova, ndërsa gjithashtu nga kjo skuadër kanë paralajmëruar edhe një transferim nga kampionati i Maqedonisë.

Liria në sezonin e ri futbollistik do të udhëhiqet nga ish kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi.

Leave a Reply