ZYRTARE, Milani prezanton edhe blerjen e 7-të (VIDEO)

Skuadra italiane e Milanit ka arritur që të sjellë edhe përforcimin e 7-të në rradhët e veta. Bëhet fjalë për futbollistin e krahut të djathtë të Atalantas, Andrea Konti, i cili pasi mbrëmë kishte arrritur në bazën stërvitore në Milanelo, sot formosi kontratë 5-vjeçare me “kuqezinjtë”.

Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari me fanellën e skuadrës nga Bergamo në 33 ndeshje realizoi 8 gola.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e skuadrës nga “San Siro” për shërbimet e Kontit, Atalantas i kanë paguar 22 milion euro.

Milani është një ndër klubet më aktive në këtë afat kalimtarë të verës. Deri në këto momente “rossonerët” kanë firmosur me Mateo Musakio, Rikardo Rodrigez, Frank Kesie, Andre Silva, Fabio Borini dhe Hakan Çalhanoglu.

Leave a Reply