Muaji shkurt i zjarrtë për Realin dhe Barçën

Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Mbretit  i vendosi përballë Barcelonën dhe Real Madridin, dy “El Casico” që do të zhvillohen me 6 shkurt (Kamp Nou) dhe më 27 shkurt (Bernabeu) për Kupë, ndërsa me 2 mars do të përballen për kampionat.

Një muaj shumë i zënë e pret Realin dhe Barçën. “Los Blancos” do të luajnë kundër Alaves (3 shkurt, e diel), Barcelona (e mërkurë, 6), Atetiko Madrid (e shtunë, 9), Ajaks (e mërkurë, 13), Xhirona (e diel, 17), Ajaks (e mërkurë, 20), Levante (e diel, 24), Barcelona (e mërkurë, 27) dhe Barcelona (e shtunë, 2 mars-La Liga).
Reali do të luajë në tri stadiume të vështira: “Kamp Nou” (për Kupë), “Vanda Metropolitano” (La Liga) dhe “Amsterdam Arena” (Liga e Kampionëve).
Tre ndeshje që do të shënojnë të ardhmen e ekipit në të gjitha garat.

Nga ana tjetër, Barcelona do të përballet me Valencia (e shtunë, 2 shkurt), Real Madrid (e mërkurë, 6), Atletik Bilbao (e diel 10), Lion (e mërkurë 13), Valjadolid (e shtunë 16), Lion (e mërkurë 20), Sevilja (e diel 24 ), Real Madrid (e mërkurë 27) dhe Real Madrid (e shtunë 2 mars-La Liga).

Prandaj, të dyja skuadrat luajnë në një kohë të shkurtër të ardhmen e tyre në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe Kupë.

Fillimisht do të luajnë ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, ku do të mësojnë nëse kalojnë për në çerekfinale apo jo dhe më pas do të përballen për ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Mbretit, ku do të mësojnë nëse shkojnë në finale apo jo.

Precedenti më i afërt për diçka të tillë ndodhi në sezonin 2010-11, me Guardiolën dhe Murinjon në stolin e Realit dhe Barçës.

Pastaj luajtën katër herë në vetëm 18 ditë (finalen e Kupës, La Liga dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve).

Në atë kohë Reali fitoi Kupën, në kampionat barazuan dhe në Ligën e Kampionëve “katalunasit” shkuan në finale.

Leave a Reply