‘Uskana Martial Arts Academy Kërcova’ pjesëmarrëse në turne në Zvicër

Fundjavën që lamë pas në Ushter të Zvicrës u organizua evenimenti Ushter Fight Night nën patronatin e federatës WKU. Kjo mundësi u shfrytëzua nga klubi ‘Uskana Martial Arts Academy Kërcova-Kicevo’ për të promovuar disa garues në luftat MMA dhe K1. Procesi i përzgjedhjes së garuesve që marrin pjesë në evente të këtilla bëhet përmes një metode të hapur, duke postuar garuesit video material nga luftërat paraprake në rrjetet sociale dhe me të njejtën njoftohet edhe kundërshtari. Pas kësaj vetë garuesit vendosin nëse do të zhvillojnë duelin dhe varësisht prej aftësive, nivelit dhe përformansës arrihet të vendoset edhe për mjetet finansiare që do të fitojë secili garues. “Jemi shumë të kënaqur që ishim pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, duke fituar një përvojë të re dhe mundësi për tu ngritur secili prej nesh në drejtimin e tij.

Në evenimente të tilla gjithmonë ka promotora të ndryshëm të cilët çdo garues e përcjellin me vëmendje. Shanset janë shumë të mëdha për ndonjërin prej luftëtarëve që të dëshmohet me cilësi dhe të fitojë mundësi për të ecur para në karrierë dhe të arrijë majat e këtij sporti”, shprehet trajneri i Uskana Martial Arts Academy Kërcova-Kicevo, Urim Saiti. Ky event i rradhës është edhe një dëshmi se ‘Uskana Martial Arts Academy Kërcova-Kicevo’ ofron menaxhimin dhe promovimin e garuesve të këtyre sporteve luftarake, duke u mundësuar të marrin pjesë në evenimente ndërkombëtare të karakterit profesional.

Leave a Reply