Lorik Kaba i Shkëndijës, grumbullohet nga Shqipëria U15 (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës gjithmonë ka qenë një klub që njihet për prodhimin dhe zbulimin e talentëve, lojtarë që më vonë janë rritur në emra të njohur të futbollit në vend, por që kanë ditur të bëjnë edhe karrierë ndërkombëtare.

E kaluara jep shumë dëshmi për këtë, por rezultatet momentale janë një përalajmrim që gjërat do të vazhdojnë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Kuqezinjtë tetovar përveç ekipit të parë, sezonin e kaluar dominuan edhe pjesën më të madhe të kategorive të reja, duke fituar tituj dhe sigurisht që shumë lojtarë kanë shkëlqyer me potencialin e tyre. Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga përzgjedhësit e ekipeve përfaqësuese, qoftë të Maqedonisë, Kosovës apo Shqipërisë.

Pas 6 talentëve që u grumbulluan me U19-tën, tani edhe një lojtar tjetër i ri nga shkolla e Shkëndijës, afrohet në Kombëtaren e moshave kuqezi. Fjala është për Lorik Kabën, që së fundmi ishte i grumbulluar me Shqipërinë U15. Kaba ka shkëlqyer te Shkëndija dhe performansa e tij i ka mundësuar të grumbullohet te Shqipëria, ku gjatë kampit të zhvilluar në Durrës, ai ka manifestuar cilësi dhe potencial të duhur.

Sipas asaj që arrihet të mësohet nga burime të afërta me përzgjedhësit e përfaqësueses U15 të Shqipërisë, por edhe nga fakti që Kaba ishte përfshirë si një prej të intervistuarve në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptar të Futbollit, nënkuptohet se ai ka lënë përshtypje të mirë, dhe kjo gjë mbase paralajmron që ai do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së moshave të Shqipërisë.

Përfundon grumbullimi i U-15, flasin disa prej talenteve kuqezi

Përfundon grumbullimi i U-15, flasin disa prej talenteve kuqezi ⚽

Публикувахте от Federata Shqiptare E Futbollit в Понеделник, 11 февруари 2019 г.

Loriku është i lindur në vitin 2005 dhe luan me gjeneratën e vitit 2003. Ai luan në mesfushë dhe këtë sezon ka shenuar 7 gola dhe 13 asiste me skuadrën e të rinjëve të Shkëndijës./InfOSport.mk

Leave a Reply