Kosova “rrëmben” edhe një yll tjetër!

Nuk ka më dilema, Florent Hadergjonaj ka zgjedhur Kosovën! Përfaqësuesja ka rrëmbyer dhe një tjetër futbollist mjaft cilësor, i cili pritet t’i bashkohet dhe zyrtarisht ekipit të trajnerit Bernard Challandes. 24-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, ka luajtur rregullisht me moshat e këtij shteti, ndërsa ka pasur minuta dhe në ekipin e parë.

Indeksonline shkruan se mbrojtësi i Huddersfieldit në kampion anglez të futbollit ka vendosur përfundimisht për Përfaqësues tonë. Afrimi i tij rrit shumë cilësinë e Kosovës, pasi flasim për një lojtar që po luan si titullar në Premier League, pavarësisht se ekipi i tij është i pafuqishëm për të përballur ritmin e gjigantëve të këtij kampionati.

Ai nuk do të grumbullohet në ndeshjet e radhës, por në ato të qershorit kur Kosova do të përballet me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Hadergjonaj është një emër që zgjoi dhe interesin e Shqipërisë, por ishte Kosova që e fitoi këtë garë.

 

Leave a Reply