Java e 19-të sjellë përballjet Shkup-Tetovë

Java e 19-të në elitën e futbollit vendor sjellë dy super përballje me protagonistë skuadrat nga Shkupi dhe Tetova. Pa dyshim ndeshja më interesante do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Vardari, ndërkohë në kryeqendrën tonë, në të njëjtën kohë, Rabotniçki në “Telekom Arena” do të ndajë mejdanin me Renovën, njofton ‘infOSport.mk’.

Të dyja këto ndeshje startojnë në ora 14:00, njëjtë sikurse edhe 3 ndeshjet e tjera të javës së parë të stinorit pranveror, ku në Kratovë do të përballen dy ish kampionët, Sileksi dhe FC Shkupi, në Kërçovë Pobeda në mungesë të stadiumit të saj, do të mirëpret Bellasicën në derbin e fenerit, teksa një përballje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Makedonija Gj.P.

LPFM, Java XIX
Ak. Pandev 17.02. 14:00 Makedonija Gj.P
Pobeda 17.02. 14:00 Bellasica
Rabotniçki 17.02. 14:00 Renova
Shkëndija 17.02. 14:00 Vardari
Sileksi 17.02. 14:00 Shkupi

Leave a Reply