Mësohen çiftet e 1/8 së finales në Liga Europa

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Liga Europa. Shorti ka vendosur një përballje të fortë në këtë fazë të garave ndërmjet skuadrës gjermane të Ajntraht Frankfurtit dhe Interit.

Skuadra gjermane në fazën e mëhershme arriti ta eliminojë një skuadër italiane, Lacion, prandaj me të drejtë “zikaltrit” nuk janë të kënaqur me fatin që ua rezervojë shorti i hedhur sot në Nion.

Ndërkaq, Dinamo e Zagrebit e Arijan Ademit dhe Amir Rrahmanit, që arriti një ndër sukseset më të mëdha në historikun e saj me kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mirë të kësaj gare, në 1/8 e finales do të ketë punë me portugezët e Benfikës. Napoli i Elseid Hysajt në këtë fazë do të përballet me Salzburgun, skuadër kjo që në ndeshjet eliminatore kishte eliminuar Shkëndijën, teksa Arsenali i Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës për kundërshtarë do të ketë skuadrën franceze të Ren.

Çelzi i Mauricio Sarrit që eliminoi Malmon, në 1/8 e finales do të luaj kundër Dinamo Kievit, Sevilja do të përballet me Slavia Pragën, teksa dy skuadrave tjera përfaqësuese të Spanjës, Valencia dhe Viljareali, shorti për kundërshtarë u servoi dy skuadrat ruse, Krasnodar, gjegjësisht Zenitin.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në program janë me datë 7 mars, ndërsa ato kthyese një javë më vonë.

Leave a Reply