Mësohen emrat e arbitrëve të javës së 21-të në LPFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka publikuar emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në mungesë të ndonjë derbi të madh, si e tillë mund të llogaritet ndeshja në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit, ndeshje kjo që do të drejtohet nga arbitri strugan Jovan Kaçevski.

Në Tetovë kryesori i takimit midis Shkëndijës dhe Bellasicës do të jetë shkupjani Igor Stojçevski, teksa Aleksandar Stavrev sërish do të referojë një takim midis Sileksit dhe Renovës në Kratovë.

Dimitar Meçkarovski do të ndajë drejtësinë në përballjen shkupjane, midis Vardarit dhe Makedonija GJ.P., ndërkohë në Kërçovë në përballjen midis Pobedës dhe Rabotniçkit, arbitër kryesor do të jetë Vasko Mavrov nga Strumica.

KËTU mund të shihni të gjithë emrat e arbitrëve që do të referojnë në ndeshjet e javës së 21-të në LPFM.

Leave a Reply