Stojkoski kundër ish skuadrës së tij

Të dielën në Strumicë Akademia Pandevi do të mirëpret FC Shkupin, në një nga ndeshjet më interesante të javës së 21-të, njofton “infOSport.mk”. Për herë të parë kundër ish skuadrës së tij do të luaj, Kristijan Stojkoski, i cili gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi u transferua te skuadra nga Strumica, që stinorin pranveror e nisi me shumë stil, duke shënuar fitore në dy xhirot e para. E gjithë kjo bëri që skuadra e Akademia Pandev të ngjitet në pozitën e dytë, kjo edhe për faktin se Vardari pësoi disfatë në ndeshjet ndaj Shkëndijës dhe Renovës.

Dy fitoret e Akademia Pandevit paralajmërojnë FC Shkupin, që të dielën do të duhet të kujdeset edhe për ish futbollistin Stojkoski, që me siguri se në këtë ndeshje do të futet me një motiv shtesë, në veçanti ndaj trajnerit Umit Karan, para të  cilit do të tentojë ti tregojë kualitetet e larta dhe se strategu turk ka gabuar që ka vendosur ta largojë atë nga Çairi.

Leave a Reply