Fitore infarkt e Futsal Shkupit ndaj Velesit, titulli shumë pranë (VIDEO)

Futsal Shkupi ka shënuar një fitore infarkt në derbi ndeshjen e Ligës së Parë në Futsal kundër Velesit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi shënoi fitore 7:5, edhe pse deri në minutën e 28-të ishte në disavantazh 1:4.

Plotë 6 gola brenda 12 minutave lojë, apo në çdo 2 minuta, për të bërë që Çairi të shpërrthejë në festë dhe ti afrohet shumë pranë titullit kampion në elitën e futsalit vendor.

Ismet Ceka hapi serinë e golave në këtë ndeshje, me golin e realizuar në minutën e 4-të, ndërkohë më pas pasoi një periudhë shumë e rëndë për ekipin “bardhekaltër” që gjatë pjesës së parë shihte veten në disavantazh prej dy golash (1:3). Dy gola të Dimçe Andonov në minutat 7-të dhe 13-të sollën kthesën për Velesin, që falë golit të Zoran Levevskit në minutën e 19-të në pushim shkoi me rezultatin 1:3.

Festa e madhe në familjen e madhe SHKUPI

Festa e madhe në familjen e madhe SHKUPI***************************************Është kjo festa e "Shvercerave" dhe lojtarëve të Futsal Shkupit, pas fitores së madhe 7:5 ndaj Velesit. Falemenderit grupit të tifozëve më të mirë në Botë. Ju jemi mirënjohës….së bashku drejt titullit kampion…

Публикувахте от Futsal Shkupi в Събота, 9 март 2019 г.

Pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë Velesi me anë të Stefan Dimovskit shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e portierit Shefki Berisha, i cili sonte nuk ishte në natën e tij më të mirë.

Shpresat e Futsal Shkupit i riktheu Bejtulla Jakupi me një gol të bukur të shënuar në minutën e 31-të, ndërsa Ismet Ceka me golin e dytë personal në minutën e 35-të bëri që i gjithë publiku në palestrën “Enver Idrizi” të shpërrthejë në festë, pasi në ato momente Shkupi ngushtoi rezultatin në 3:4.

Megjithatë një pasiguri e mbrojtjes së “bardhekaltërve” me në krye portierin Berisha në minutën e 36-të, i mundësoi Dimovskit që të realizojë edhe golin e dytë personal, për rezultat 3:5.

Pas këtij goli në skenë te Futsal Shkupi doli Rexhep Sulejmani, i cili brenda një minuti realizoi dy gola, për barazim të rezultatit në 5:5.

E gjithë kjo ndodhi një eufori të paparë në mesin e lojtarëve të Futsal Shkupit dhe grupit të tifozëve “Shvercerat”, të cilët e ndezën palestrën “Enver Idrizi” në ato momente, ndërsa e gjithë kjo ju dha krahë lojtarëve “bardhekaltër” të cilët disa sekonda para fundit të takimit përfituan një penalti, të cilën me mjaft mjeshtëri në gol e shndërroi Taulant Ismaili, transmeton “infOSport.mk”.

Goli i Taulant Ismailit ndaj Velesit që i rihapi rrugën fitores së madhe

Goli i Taulant Ismailit ndaj Velesit që i rihapi rrugën fitores së madheMe këtë gol Futsal Shkupi riktheu epërsinë (6:5), pas disavantazhit 1:4 që kishte pas 28 minutave lojë, ndërsa fare në fund Ivan Sotirovski realizoi edhe golin e 7-të, për rezultatin final, Futsal Shkupi 7, Velesi 5.

Публикувахте от Futsal Shkupi в Събота, 9 март 2019 г.

Dhe kur po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes, dhe kur Velesi me gjitha forcat kërkonte golin e barazimit, Ivan Sotirovski ndërpreu një aksion të tyre dhe i papneguar nga askush bashkë me topin përfundoi në rrjetë, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Futsal Shkupi 7, Velesi 5.

Falë kësaj fitore Futsal Shkupi tashmë ka 7 pikë më shumë se Velesi, ndërsa deri në fund të garave të “play-offit” kanë mbetur edhe 7 ndeshje, dy prej të cilëve pikërisht me kundërshtarin e sontëm.

Ndeshjen e rradhës Futsal Shkupi do ta zhvillojë me 15 mars kundër Zhelezarecit, sërish në palestrën “Enver Idrizi”.

Leave a Reply