Ndihmës-trajneri më i suksesshëm i kampionëve, emërohet drejtor i shkollës së Shkëndijës

Shkëndija i beson menaxhimin e shkollës së futbollit ndihmës trajnerit më të suksesshmë të skuadrës tetovare. Kuqezinjtë sot përmes një komunikate zyrtare e kanë konfirmuar emërimin e Erhan Selimit në postin e drejtorit të shkollës së futbollit Shkëndija.

Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit edhe njëherë tregojnë vlerësimin për Selimin, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka dhënë shumë për skuadrën tetovare. Fillimisht si futbollist ku ishte edhe kapiteni i skuadrës, ndërsa më vonë një lëndim i rëndë kur ishte duke luajtur për Shkëndijën, bëri që në moshë shumë të re që të largohet nga futbolli aktiv. Mirëpo kjo, nuk do të thotë që do të qëndronte larg këtij sporti apo larg skuadrës së zemrës, pasi u kyç menjëher në zehen e trajnerit, duke emëruar ndihmës trajner i Qatip Osmanit, ku fillimisht në vitin 2012 bën historinë, duke fituar titullin e parë kampion në Maqedoni.

Selimi vazhdoi gjithë kohës të jetë pranë ekipit të Shkëndijës në pozita të ndryshme për tu emëruar disa vite më parë sërish ndihmës trajner, fillimisht Bruno Akrapoviq, më pas edhe te Tomas Brdariq. Në vitin 2017-të, pas shkarkimit të Brdariqit, një periudhë Erhan Selimi ishte trajner i parë i skuadrës së Shkëndijës, duke udhëhequr ekipin në finale të Kupës kundër Pelisterit.

Më pas ardhja e Qatip Osmanit nënkuptonte bashkëmin e dyshes që vitin 2011 i sollën titullin e kampionit dhe shumë interesant është fakti se ky sukses u përsërit në vitin e parë, kur sezonin e kaluar Shkëndija u shpall Kampion për herë të dytë në mënyrë bindëse me 35 pikë diferencë nga vendi i dytë Vardari.

Tash kryesia e klubi kuqezi vlerëson se Erhan Selimi mund të japë kontribut në shkollën e futbollit, ku kampionët i japin shumë rëndësi punës me të rinjtë dhe të njejtën ia besojnë vetëm ish ndihmës trajnerit./InfOSport.mk

Leave a Reply