Derbi Vardari-Shkupi, Ristovski: Të motivuar edhe për një rezultat tjetër pozitiv

FC Shkupi është gati për derbin e radhës, atë ndaj Vardarit që do ta luaj sot në transfertën në Maxhari. Ecuria e mirë e skuadrës nga Çairi pretendohet të vazhdohet edhe në xhiron e 23-të në elitën e futbollit vendor.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ashtu siç kemi thënë edhe më herët se për ne të gjitha përballjet që na vijnë, do të jenë të njëjta. Sigurisht se edhe për këtë duel jemi të motivuar dhe shkojmë që të nxjerrim rezultat pozitiv. Për ne tani më qëllimi është Evropa dhe mendojë se jemi afër realizimit të ambicieve tona”, – ka thënë futbollisti i Shkupit, Filip Ristovski.

Ndeshja Vardari-Shkupi luhet sot në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit, duke nisur nga ora 14:30. Kjo sfidë do të drejtohet nga Dejan Jakimovski, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Nikolla Karakolev nga Shtipi dhe Dejan Dimitrijeviq nga Shkupi.

Leave a Reply