Njihuni me futbollstin me mbiemrin më të vështirë në Botë

Futbollistët njihen më së shumti nga mbiemrat. Por, ka dhe raste speciale ku përdoren nofka, në të shumtën e rasteve përdorimi i nofkave ndodh në Brazil. Arsyeja pas kësaj është se në shtetin e sambas, nuk kanë shumë diversitet në aspektin e mbiemrave dhe ndodh shpesh që të ketë dy ose më shumë persona me të njëjtin mbiemër si për shembull “Santos” “Da Silva” etj.

Por, ka dhe raste të rralla ku mbiemri është  aq i vështirë për t’u shqiptar, sa që lojtari është detyruar të përdorë një nofkë për shmangur situatat e sikletshme.

Rasti i tillë është edhe mesfushori i Kaizer Çifs në Afrikën e Jugut që quhet  “Andriamirado  Andrianarimanana”.

Siç edhe lexohet, jo vetëm mbiemri i mesfushorit është jashtëzakonisht i vështirë për t’u shqiptuar, por edhe emri i ka një shkallë vështirësie të lartë.

Në Afrikën e Jugut e kanë gjetur një zgjidhje për ta anashkaluar këtë problem të pazakontë. Nofka e tij e re është “Daks” . (sportekspres)

Leave a Reply