Velesi rrëshqet, titulli po i buzëqesh Futsal Shkupit

Skuadra e Velesit, njëherit konkurrenti kryesor i Futsal Shkupit për titullin kampion në elitën e futsalit vendor mbrëmë ka bërë një hap fals në transfertën ndaj Zhelezarecit, duke barazuar me rezultatin 5:5, njofton “infOSport.mk”. Ky rezultat i mundësoi skuadrës së Futsal Shkupit të thellojë diferencën tashmë në 9 pikë, diferencë kjo që mund të jetë edhe vendimtare drejt titullit kampion. Kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në mbyllje të sezonit aktual, Futsal Shkupi numëron 63 pikë, teksa Velesi në pozitën e dytë 54 pikë.

Futsal Shkupit i konvenon edhe orari i ndeshjeve në vijim, duke pasur parasysh se “bardhekaltërit” nga Çairi nga gjithsej 5 ndeshje, 4 prej tyre do ti zhvillojnë si vendas, edhe atë dy ndeshje kundër Zhelezarecit, një ndaj Astibos dhe një ndaj Velesit, me të cilën skuadër do të zhvillojë edhe ndeshjen e rradhës, mirëpo këtë herë në transfertë, që është njëherit edhe transferta e vetme e skuadrës së trajnerit Zoran Lekiq, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Futsal Shkupi ishte spallur kampion edhe në sezonin 2016/2017, ndërsa tashmë atyre po ju buzëqesh edhe titulli i dytë kampion në historikun e tyre në sezonin katërt që po zhvillojnë në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply