Bomba e Muhamed Useinit ndaj Bellasicës (VIDEO)

Renova sot shënoi fitore 3:2 ndaj Bellasicës në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të, ndërsa ajo që karakterizoi këtë ndeshje, ishte super goli i shënuar nga ana e Muhamed Useinit në minutën e 75-të, njofton “infOSport.mk”.

Useini me shumë vetëbesim morri përgjegjësinë për të ekzekutuar goditjen e dënimit nga një distancë prej 35 metrash, duke realizuar një ndër golat e tij më të bukur në karrierë.

Eurogoli i Useinit ndaj Bellasicës

Eurogoli i Useinit ndaj Bellasicës RENOVA – BELLASICA 3:1(M. Useini 75')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Për Useinin ishte ky goli i parë i shënuar që pas transferimit të tij gjatë kësaj merkatoje të janarit. Përveç tij një gol tjetër të bukur realizoi edhe Emran Ramadani në minutën e 21-të, ndërkohë golin e parë për skuadrën nga Xhepçishti në këtë ndeshje e kishte realizuar Bojan Miovski, për të cilin ishte ky goli debutues me fanellën e Renovës.

Super asist i Gafurit, dhe super gol i Emran Ramadanit, Renova dyifishon ndaj Bellasicës

Super asistin e Gafurit, Emran Ramadani e shndërron në një super gol për dyfishim të rezultatit RENOVA – BELLASICA 2:0(E. Ramadani 21')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

“Gjipspunuesit” pas kësaj fitoreje tashmë ngjiten në pozitën e katërt me 33 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi në pozitën e 5-të.

Renova avanson ndaj Bellasicës

Renova avanson ndaj BellasicësRENOVA – BELLASICA 1:0(B. Miovski 8')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Leave a Reply