Ak. Pandev eliminoi Pobedën dhe shkruan historinë (VIDEO)

Akademia Pandev shkruan historinë në futbollin e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e themeluar në vitin 2014-të, që për herë të parë në elitën e futbollit vendor luajti në vitin 2017-të, pra në sezonin  e kaluar, në edicionin e saj të dytë në mesin e më të mirëve arriti edhe suksesin e saj më të madh, duke u kualifikuar në finalen e madhe, ku me një fitore eventuale do të siguronte një vend edhe për në arenën ndërkombëtare.

Skuadra nga Strumica e cila është në pronësi të futbollistit të njohur maqedonas, Goran Pandev, që aktualisht luan te Xhenoa në Itali, në ndeshjet gjysmëfinale eliminoi Pobedën me rezultatin e përgjithshëm 6:2, duke pasur parasysh se edhe sot në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Kavadar, mundi skuadrën nga Prilepi me rezultatin identik 3:1, sikurse në Strumicë.

Pjesa e parë nuk paralajmëroi një zhvillim të këtillë, pasi Pobeda vetëm pas 3 minutave lojë me anë të Antonio Kalanoskit kaloi në epërsi, ndërsa fitoren skuadra nga Strumica e arriti vetëm në pjesën e dytë.

Akademia Pandev barazon rezultatin ndaj Pobedës

Akademia Pandev barazon rezultatin ndaj PobedësKupa e Maqedonisë1/2 e finales, ndeshja e kthimitPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 1:1(GJ. Stoilo 48')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 10 април 2019 г.

Gjorgji Stoilov nga pika e bardhë në minutën e 48-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa falë super golit të shënuar nga Stojanço Stoilov në të 57-tën, Akademia Pandevi përmbysi rezultatin, duke kaluar për herë të parë në avantazh në këtë përballje.

Super goli i Stojançe Velinov dhe Ak.Pandev kalon në epërsi ndaj Pobedës

Super goli i Stojançe Velinov dhe Ak.Pandev kalon në epërsi ndaj PobedësKupa e Maqedonisë1/2 e finales, ndeshja e kthimitPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 1:2(S. Velinov 57')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 10 април 2019 г.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim për Akademia Pandevin, e realizoi ish futbollisti i FC Shkupit, Kristijan Stojkoski, i cili pasi pranoi një top  nga Aco Stojkov, nga afërsia mposhti portierin Daniel Kotevski, transmeton “infOSport.mk”.

Stojkoski shënon edhe golin e 3-të për Akademia Pandev

Stojkoski shënon edhe golin e 3-të për Akademia Pandev Kupa e Maqedonisë1/2 e finales, ndeshja e kthimitPOBEDA – AKADEMIA PANDEV 1:3(K. Stojkoski 84')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 10 април 2019 г.

Në finalen e madhe Akademia Pandev do të përballet me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që eliminoi Bellasicën.

Leave a Reply