Forma e skuadrave në 5 xhirot e fundit, shih kush është i pari, e kush i fundit

Të shtunën në program ishin ndeshjet e javës së 29-të në elitën e futbollit vendor, në të cilat Shkëndija dhe Vardari shënuan fitore pa probleme ndaj kundërshtarëve të tyre të rradhës, Makedonija GJ.P, gjegjësisht Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht këto dy skuadra janë me ecurinë më të mirë, nëse marrim në konsideratë 5 xhirot e fundit.

Shkëndija ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim, teksa Vardari 2 fitore dhe 3 barazime. Njëherit janë këto dy skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar në këto 5 javët e fundit, ku rezultate impresionuese ka regjistruar edhe Bellasica që po lufton për mbijetesë. Skuadra nga Strumica ka regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 disfatë, njëjtë sikurse Rabotniçki, që në anën tjetër lufton për një pozitë që do ju siguronte atyre Europën. Rabotniçki në përgjithësi ka 39 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi në pozitën e katërt, skuadër kjo që u rizgjua nga gjumi dy xhirot e fundit, ndërsa e njëjta numëron vetëm 2 fitore dhe 3 disfata.

Skuadra më e dobët në 5 xhirot e fundit në LPFM rezulton të jetë Pobeda, që ka regjistruar vetëm 2 barazime dhe 3 disfata.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 5 4 1 0 12:5 13
2. Vardari 5 2 3 0 4:1 9
3. Bellasica 5 2 2 1 6:3 8
4. Rabotniçki 5 2 2 1 6:5 8
5. Sileksi 5 2 1 2 4:4 7
6. Makedonija Gj.P 5 1 3 1 8:7 6
7. Shkupi 5 2 0 3 6:6 6
8. Ak. Pandev 5 1 2 2 4:6 5
9. Renova 5 1 0 4 4:8 3
10. Pobeda 5 0 2 3 3:12 2

Leave a Reply