Lajmi më i fundit, Real Madrid – Hazard

Transferimi i mesfushorit belg të Çelzit, Eden Hazard te Reali i Madridit është çështje kohe. Pak ditë më parë ishin vetë mediat spanjolle që zbuluan se është arritur marrëveshja mes klubit “madrilen” dhe vetë futbollisitit, dhe se sapo të mbyllet sezoni aktual do të bëhet edhe zyrtarizimi i një ndër transferimeve më të bujshme viteve të fundit në futbollin europian.

Futbollisti belg në disa raste e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me trajnerin Zinedine Zidane, por para se kjo të ndodhë duhet të japë maksimumin në sfidat e mbetura si në Premireligë, ku Çelzi i tij pretendon atë pozitë të katërt dhe një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por gjithashtu edhe në ndeshjet e Liga Europa, ku skuadra “blu” përballë Ajntrahtit të do të diskutojë për një vend në finalen e madhe.

Pas medieve spanjolle, detaje të marrëveshjes japin edhe ato franceze, më konkretisht “Telefoot”, që siguron se Çelzi nga shitja e mesfushorit belg do të përfitojë 120 milionë euro.

Në fakt, kjo shifër duket disi e ulët nëse merr në konsideratë se futbollistë të tjerë, ndoshta jo në nivelin e Hazard kanë kushtuar edhe më shtrenjtë, por “blutë” e Londrës e kanë të qartë se po të tentojnë më shumë para, mund ta humbin pas një viti me parametra zero, pasi belgu nuk ka ndërmend të pranojë oferta nga klube të tjera.

Leave a Reply