Solskjaer gati të largojë dy super futbollistë nga skuadra e tij

Disfata e djeshme ndaj Evertonit nuk është pritur mirë te Mançester Junajtedit, ndërsa më i revoltuar ka qenë trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer, i cili ka thënë se ai do të qëndrojë në “Olld Traford”, por jo edhe disa futbollistë.

Kësisoj sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, Mançester Junajtedit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pritet që të largojë së paku pesë futbollistë nga skuadra.

Në mesin e atyre që mund të largohen janë edhe dy sulmuesit, Entoni Martial dhe Romelu Lukaku.

Që të dy këta sulmues nuk e kanë bindur trajnerin e tyre, Ole Gunar Solskjaer, andaj në verë ofertat për këtë dyshe do të shqyrtohen seriozisht dhe të njëjtat pritet të pranohen, me qëllim që në “Olld Traford” të vijnë sulmues të rinj.

Leave a Reply