Mançester Siti mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Manchester City ka fituar titullin kampio për të dytin vit radhazi dhe Pep Guardiola nuk ka iluzione mbi atë që do të jetë objektivi i “Qytetarëve” për sezonin e ardhshëm: vendosja rekordit me fitimin e tripletës në Premier League.

Gjithsesi, objektivi që më shumë iluzionon klubin, mbetet trofeu i Champions League. Manchester City u eliminua muajin e kaluar në fazën çerekfinale nga Tottenham, pak a shumë me të njëjtin fat si të pasurit e Francës, PSG, që nuk po shpërthen dot në Europë.

Një problem pikërisht mes të pasurve. “New York Times” raporton se UEFA po tenton të përjashtojë Manchester City nga kompeticioni i Champions League, si pasojë e një hetimi. Supozohet se klubi nga “Etihad” ka mashtruar autoritetet në lidhje me shpenzimet.

Përfaqësues të bordit të kontrollit të financave në UEFA, mësohet të jenë takuar nëse Manchester City duhet ndëshkuar dhe si, në rast se do të vërtetohet të jenë fajtorë, me pezullimin që tashmë është një opsion shumë i diskutuar.

Sipas aludimeve të momentit, pezullimi do të ketë efekt minimalisht 1-vjeçar, ndonëse mbetet ende e paqartë nëse vuajtja e dënimi do të nisë nga sezoni 2019/20, apo një sezon më pas.

Gjithsesi, cilido qoftë dënimi, duhet të merret deri në qershor, kur nisin kualifikueset e Champions League, në mënyrë që “Qytetarët” të kenë shansin e apelimit, teksa mohojnë çdo akuzë për veprime të gabuara.

“Dosjet thuhet të përfshijnë e-mail dhe dokumenta të tjera të brendshme të klubit, që shfaqin përpjekjet nga ana e City për të manipuluar rregullat e Fair-Play Financiar të UEFA-s, duke maskuar injeksionet me cash nga kompani investuese nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet marrëveshjes së sponsorizimit me ente, përfshirë këtu edhe kompaninë ajrore kombëtare, Etihad”, citon gazeta “New York Times”.

Beteja e City me UEFA ka nisur tashmë prej shumë kohësh. Është pikërisht ky motivi pse tifozët në “Etihad” vërshëllejnë dhe kontestojnë himnin e Champions League në ndeshjet e luajtura në arenën europiane.

Leave a Reply