UEFA cakton arbitrin për finalen e Liga Evropës

Do të jetë një italian ai që do të vendosë drejtësi në finalen e Europa League mes Arsenalit dhe Chelseat që do të zhvillohet në Baku të mërkurën e 29 majit. Gianluca Rocchi është përzgjedhur nga UEFA si gjyqtari kryesor i derbit londinez. Asistentët e Rocchit do të jenë Meli dhe Maganelli ndërsa Orsato do të jetë gjyqtar i 4-t.  Ndërkohë në VAR do të jetë Irrati i ndihmuar nga dy polakët Marciniak dhe Sokolincki.

Leave a Reply