Talenti kosovar mbyll aventurën te Bohumi, nënshkruan me një skuadër më të madhe

Mesfushori kosovar, Gentrit Limani ka ndarë rrugët me klubin e tij të deritanishëm, Bohum. Futbollisti 19-vjeçar ka qenë së fundmi pjesë e ekipit U19 të Bohum, por tani ka vendosur ta nis një aventurë të re, shkruan Zëri.

Aventura e Limanit sërish do të jetë në Gjermani, por tani te klubi i madh gjerman, Hamburg, ku më parë luante edhe Besart Berisha dhe Mërgim Mavraj.

Lajmi është bërë publik nga tabori i të dyja skuadrave.

Limani e ka nisur karrierën te Kicker Jugend, nga ku është transferuar te Offendb U-17.

Nga viti 2017, mesfushori kosovar është pjesë e Bohum U-19, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Në nivel ndërkombëtar, Gentriti përfaqëson Kosovën, ku me grupmoshat U-19 ka bërë pesë paraqitje si dhe ka shënuar një gol.

Leave a Reply