Shau Ergodanin, Turqia hakmerret duke mos transmetuar finalet e NBA-së

Të gjithë tifozët turq të NBA-së do të mbeten të zhgënjyer këtë vit, pasi nuk do të mund të shohin finalet e Konferencës së Perëndimit në NBA mes Portland dhe Golden Stejt për një arsye shumë të çuditshme.

Portland është ajo që sfidon kampionen në fuqi në këtë Konferencë, por në radhët e saj ka një “të shumëkërkuar” nga shteti turk, Enes Kanter.

Ky i fundit ka qenë një kundërshtar i zjarrtë i presidenti Erdogan dhe kjo ka sjellë një konflikt të hapur mes palëve.

Pas kritikave të Kanter, duke e etiketuar presidentin si “diktator”, shteti turk i hoqi pasaportën dhe thuajse ia doli ta ekstradonte basketbollistin turk derisa atë e shpëtoi klubi i tij duke e tërhequr me shpejtësi në SHBA. Kanter më pas shpërtheu në akuza duke e cilësuar Erdogan si “maniak dhe të çmendur”.

“Qeveria turke është mësuar duke zhdukur ata që kundërshtojnë Erdogan. Nuk dua të rrezikoj jetën duke udhëtuar më në Europë”, deklaroi asokohe Kanter, i cili është një prej ndjekësve të Gylen.

Tashmë ai do të ketë mundësinë e artë të karrierës të sfidojë Stefen Kërri më shokë, por askush në vendlindjen e tij nuk do ta shohë në televizionet turke, të cilat nuk do të transmetojnë sfidat vetëm falë pranisë së tij në fushën e lojës. (vipsport.al)

Leave a Reply